Të huajt në Mal të Zi, megjithatë investojnë 1.5 miliardë euro

Të huajt në Mal të Zi, megjithatë investojnë 1.5 miliardë euro

18:44, 06/10/2020

Para Qeverisë së re gjenden sfida të shumta për shkak të situatës globale ekonomike  të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, mirëpo presim që së bashku me ne nga Bashkësia afariste, Qeveria të vazhdojë  avancimin e ambientit afarist  dhe reformën strukturore.

Transformimi digjital i shtetit duhet të jetë prioritet strategjik, kanë deklaruar për “Pobjedën” nga Këshilli i investuesve të jashtëm dhe nga Oda Ekonomike amerikane në Mal të Zi. 

Nga Këshilli i investuesve të jashtëm kanë  theksuar se kompanitë e tyre anëtare nuk do ti pengojë pandemia e koronavirusit që deri në vitin 2022 të investojnë 1.5 miliardë euro në Mal të Zi. 

Ata kanë përkujtuar se në periudhën e kaluar në bashkëpunim me Qeverinë kanë iniciuar procese të shumta të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit afarist, sidomos në suazat rregullatore. Në pyetjen nëse në kontestin e ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi presin ndryshimin e ambientit afarist ng aky këshillë kanë theksuar se para Qeverisë së re gjinden shumë sfida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco