Kirgistan/ Protesta dhe pushtimi i godinave qeveritare gjunjëzojnë qeverinë, zgjedhjet shpallen të pavlefshme

Kirgistan/ Protesta dhe pushtimi i godinave qeveritare gjunjëzojnë qeverinë, zgjedhjet shpallen të pavlefshme

15:28, 06/10/2020

 

Komisioni qendror zgjedhor i Kirgistanit ka deklaruar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fundjavës të pavlefshme pasi protestat masive shpërthyen në kryeqytetin Kirgistan, Bishkek dhe qytete të tjera.

Mbështetësit e opozitës kishin ‘pushtuar’ ndërtesat qeveritare brenda natës, liruan ish-presidentin nga burgu dhe kërkuan zgjedhje të reja. Qindra njerëz u lënduan dhe një person vdiq.

Vendimi u mor me qëllim që të "shmangej tensioni" në vend, tha kreu i komisionit, Nurzhan Shaildabekova për agjencinë e lajmeve Interfax.

Para deklaratës së komisionit, presidenti, Sooronbai Jeenbekov, kishte akuzuar "forca të caktuara politike" se po përpiqeshin të "merrnin në mënyrë të paligjshme pushtetin" në vend dhe i kërkoi opozitës të largonte njerëzit nga rrugët.

Masat e dhunshme dështuan të frenojnë trazirat dhe gjatë natës protestuesit hynë në kompleksin qeveritar që strehon si parlamentin ashtu edhe zyrën presidenciale. Interfax raportoi se mbështetësit e opozitës morën gjithashtu kontrollin e bashkisë së Bishkek.

Një grup tjetër protestues shkoi në komitetin shtetëror të Kirgistanit të sigurisë kombëtare, duke kërkuar të lirojë ish-presidentin Almazbek Atambayev, i cili u dënua me akuza korrupsioni në fillim të këtij viti dhe u dënua me 11 vjet e dy muaj burg. Zyrtarët e sigurimit liruan Atambayev pas negociatave me protestuesit.

Anëtarët e disa partive të opozitës njoftuan planet për të krijuar një qeveri të re.

Jeenbekov u kërkoi të martën krerëve të partive të opozitës të "qetësonin mbështetësit e tyre dhe t'i largonin" nga rrugët.

"Unë u bëj thirrje të gjitha forcave (politike) të vendosin fatin e vendit mbi ambiciet e tyre politike dhe të kthehen (duke vepruar) brenda ligjit," tha Jeenbekov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco