Svetlana Tsikhanouskaya frymëzohet nga Muri i Berlinit, kërkon të njëjtën gjë edhe në Bjellorusi

Svetlana Tsikhanouskaya frymëzohet nga Muri i Berlinit, kërkon të njëjtën gjë edhe në Bjellorusi

15:07, 06/10/2020

Liderja e opozitës Bjelloruse Svetlana Tsikhanouskaya vizitoi një pjesë të Murit të Berlinit përpara takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Svetlana tha se ëndrra e saj është të bënte një transformim të tillë në vendin e saj.

Ajo po kryen vizitën në Berlin për të kërkuar mbështetjen e Kancelares Merkel pasi presidenti Mcaron i shprehu mbështetjen e plotë.

Bjellorusia që nga data 9 gusht është përfshirë nga protestat e dhunshme pasi Lukashenko akuzohet se ka deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Mijëra aktivistë janë arrestuar de shumë nga liderët e opozitës janë burgosur.

Perëndimi ka mbajtur një qëndrim të unifikuar duke mos e njohur pushtetin e Lukashenkos, ata kanë dështuar deri tani të ndërmarrin një rezolutë që do ti ngrinte të gjitha asketet ekonomike të zyrtarëve të lartë Bjellorus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco