Sophie Petronin: Rriten shpresat për lirimin e francezes së marrë peng në Mali Familja dhe aktivistët e Sophie Petronin kanë luftuar për ta mbajtur çështjen e saj gjallë në media.

Sophie Petronin: Rriten shpresat për lirimin e francezes së marrë peng në Mali

13:53, 06/10/2020

Sophie Petronin, 75 vjeçe, u rrëmbye në Mali në dhjetor të vitit 2016 dhe pas pothuajse katër vjet në paraburgim, njihet si pengu i fundit francez në botë. Tani, ka informacion për lirimin e saj të menjëhershëm, së bashku me një politikan veteran malian, në kuadrin e një shkëmbimi të të burgosurve me më shumë se 100 xhihadistë.

Punonjësja e bamirësisë, zonja Petronin, përshkruhet si thuajse e harruar në Francë. Ndërkohë, ish-lideri i opozitës dhe ish-kandidati presidencial Soumaila Cisse, 70 vjeç, u rrëmbye në mars.

Grupi militant i Malit,  JNIM, i cili është i lidhur me al-Kaidën, ka lidhje me rrëmbimin e tyre.

Çfarë dihet?

Autoritetet kanë punuar për lirimin e tyre për muaj dhe thuhet se janë të kujdesshëm ndaj çdo goditje në minutën e fundit. Në gusht, presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita u rrëzua nga një juntë ushtarake dhe pak dihet se çfarë ndodhi me bisedimet pas grushtit të shtetit.

"Është shumë shpejt për të festuar," paralajmëroi djali i zonjës Petronin, Sebastien Chadaud. "Ne tashmë kemi përjetuar momente si ky për katër vjet."

Sidoqoftë, raportet nga Mali thonë se rreth 100 xhihadistë të arrestuar nga ushtria në operacionet e fundit, u liruan të hënën, në kuadrin e një shkëmbimi të negociuar të të burgosurve. Ata më vonë u panë në qytetin Tessali në very të Malit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco