Mali cakton qeverinë e re, junta ushtarake merr postet kyçe

Mali cakton qeverinë e re, junta ushtarake merr postet kyçe

13:49, 06/10/2020

Pas puçit të pagjakshëm të 18 gushtit që rrëzoi presidentin Ibrahim Boubacar Keita , junta u zotua të heqë dorë nga kontrolli dhe të mbajë zgjedhje të reja.

Por fqinjët e Afrikës Perëndimore të Malit vendosën sanksione potencialisht dëmtuese dhe një pikë kryesore në negociatat me juntën ka qenë nëse tranzicioni do të drejtohet nga ushtarë apo civilë.

Presidenti i përkohshëm Bah Ndaw, një ish-ministër i jashtëm dhe kolonel në pension i cili u betua muajin e kaluar, caktoi të hënën një qeveri me 25 anëtarë .

Të paktën katër poste të kabinetit qendror - mbrojtja, siguria, administrata territoriale dhe pajtimi kombëtar - u shkuan kolonelëve në ushtri, sipas një dekreti të lexuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror nga sekretari i përgjithshëm i presidentit Sekou Traore.

Një nga udhëheqësit e juntës, koloneli Sadio Camara, bëhet ministër i mbrojtjes, ndërsa koloneli Modibo Kone merr portofolin e sigurisë dhe mbrojtjes civile.

Zëdhënësi i Junta, kolonel Ismael Wague, i cili dha lajmin për grusht shteti në një transmetim dramatik televiziv gjatë natës, do të bëhet ministri i pajtimit kombëtar.

Pornë qeveri morën pjesë dhe civilë që nuk kishin lidhje me grushtin e shtetit, përfshirë ish-prokurorin Mohamed Sidda Dicko si ministër të drejtësisë dhe ish-ambasadorin Zeini Moulaye si ministër të punëve të jashtme.

Grushti i shtetit erdhi pas disa muajsh protestash mbi kryengritjen e përgjakshme xhihadiste të vendit, betejat ekonomike dhe dhunën kronike ndër-etnike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco