OKB/ Të ndalohet lufta dhe bombardimi i zonave me civilë nw Nagorni-Karabak

OKB/ Të ndalohet lufta dhe bombardimi i zonave me civilë nw Nagorni-Karabak

13:09, 06/10/2020

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dënuar përshkallëzimin e vazhdueshëm të tensioneve në zonën e konfliktit të Malësisë së Karabakut pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar për të ndaluar luftimet menjëherë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ai është shumë i shqetësuar nga raportet e zgjerimit të luftimeve, duke përfshirë shënjestrimin e zonave të populluara. Ai kujton të gjitha palët për detyrimin e tyre për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile në bazë të ligjit ndërkombëtar", tha në një deklaratë me shkrim Stephane Dujarric, zëdhënës i shefit të të OKB-së

Deklarata kërkoi nga palët, Armenia dhe Azerbajxhani, menjëherë të ndërpresin të gjitha armiqësitë dhe përsëriti se nuk ekziston zgjidhje ushtarake të konfliktit.

"Guterres u bën thirrje të gjitha aktorëve relevantë rajonalë dhe ndërkombëtarë në mënyrë aktive të ushtrojnë ndikimin e tyre për të arritur urgjentisht një fund të luftimeve dhe të kthehen në negociata nën kujdesin e bashkë-kryesuesve të Grupit të Minskut të OSBE-së", thuhet në deklaratë.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani pa rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u ra dakord për një armëpushim.

Dje, kryediplomatët e vendeve bashkë-kryesuese të Grupit të Minskut të OSBE-së po ashtu dënuan "përshkallëzimin e paparë dhe të rrezikshëm të dhunës" midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke u bërë thirrje palëve të vendosin një armëpushim.

Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, kryediplomatët theksuan "pa kushte se sulmet e fundit që dyshohet se kanë shenjestruar qendrat civile, si përgjatë vijës së kontaktit ashtu edhe në territoret e Azerbajxhanit dhe Armenisë jashtë zonës së konfliktit të Malësisë së Karabakut, si dhe natyra disproporcionale e sulmeve të tilla përbëjnë një kërcënim të papranueshëm për stabilitetin e rajonit".

Luftimet në rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake, duke shkaktuar edhe viktima.

Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SHBA-të, kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.

Konflikti i Malësisë së Karabakut

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone të tjera.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit, përfshirë Malësinë e Karabakut, për rreth tre dekada ka mbetur nën pushtimin ilegal nga Armenia.

Rajoni i pushtuar i Malësisë së Karabakut përfshin qytetet Shusha, Khankendi, Khojaly, Asgaran, Khojavand, Aghdara dhe Hadrut.

Shtatë rajonet e tjera të pushtuara të Azerbajxhanit janë provincat që rrethojnë Malësinë e Karabakut, respektivisht provincat Lachim, Kalbajar, Aghdam, Fuzuli, Jabrayil, Qibadli dhe Zangilan.

Shumë rezoluta të OKB-së, si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Sipas shifrave zyrtare të Azerbajxhanit, mbi 1 milionë azerbajxhanasë u zhvendosën brenda vendit, ndërsa 20 mijë u martirizuan nga forcat armene dhe 50 mijë u plagosën.

Të paktën 4 mijë azerbajxhanasë u zhdukën gjatë konfliktit dhe fati i tyre mbetet i panjohur.

Mbi 2 mijë azerbajxhansë u kapën dhe u morën peng nga forcat armene.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco