Shtohen zërat, Assad akuzon Turqinë se ka dërguar mercenarë sirian në Nagorni-Karabak

Shtohen zërat, Assad akuzon Turqinë se ka dërguar mercenarë sirian në Nagorni-Karabak

12:52, 06/10/2020

Presidenti sirian Bashar al-Asad akuzoi homologun turk Taip Erdogan se ishte nxitësi kryesor në luftimet më vdekjeprurëse midis forcave armene dhe azeriane për më shumë se 25 vjet.

Asad duket se I ka hedhur benzinë zjarrit pasi ka akuzuar Turqinë se po përfshin në luftimet e Kaukazit të Jugut militant ushtarak nga Siria.

Turqia ka mohuar përfshirjen në luftime në Nagorni-Karabakut, një enklavë malore që i përket Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar por qeveriset nga armenët etnikë dhe ka hedhur poshtë akuzat se ajo dërgoi mercenarë në zonë.

Por Asad i tha agjencisë ruse të lajmeve RIA: "Ai (Erdogan) ... ishte nxitësi kryesor dhe iniciatori i konfliktit të kohëve të fundit në Karabak midis Azerbajxhanit dhe Armenisë."

Duke përsëritur akuzat e ngritura së pari nga Presidenti francez Emmanuel Macron se Turqia ka dërguar xhihadistët sirianë për të luftuar në konflikt, Asad tha: "Damasku mund ta konfirmojë këtë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco