Irani dënohet 1.4 miliardë dollarë nga Gjykata Amerikane, zhduku agjentin e FBI në 2007

Irani dënohet 1.4 miliardë dollarë nga Gjykata Amerikane, zhduku agjentin e FBI në 2007

12:41, 06/10/2020

Një gjykatë amerikane ka dënuar Iranin me 1.4 miliardë dollarë gjobë që duhet ta paguaj ndaj familjes së agjentit të FBI të zhdukur gjatë një vizite në vend në vitin 2007.

Vendimi parashikonte edhe 100 milion dëmshpërblim për rrëmbimin e agjentit, Robert Levinson.

Qeveria Iraniane nuk e ka komentuar këtë veprim nga Gjykata amerikane por ajo e ka mohuar më parë përfshirjen e strukturave të saj në zhdukjen e agjentit.

“Vendimi i gjykatësit Kelly nuk do ta sjellë Bob në shtëpi, por ne shpresojmë që ai të shërbejë si një paralajmërim kundër marrjes së mëtejshme të pengjeve nga Irani.”

Qeveria amerikane thotë se Z. Levinson po punonte atje si një hetues privat në emër të disa korporatave të mëdha.

Sidoqoftë, mediat amerikane raportojnë se ai ishte në një mision të paautorizuar për CIA, dhe se ndërsa ishte në Kish ai takoi një të arratisur amerikan Dawud Salahuddin.

Ai thotë se Z. Levinson i tha atij se po hetonte kontrabandën e cigareve në Gjirin dhe se pas takimit të tyre ata u arrestuan nga forcat iraniane të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco