SHBA kërkon aleatë në Azi kundër Kinës

SHBA kërkon aleatë në Azi kundër Kinës

11:57, 06/10/2020

 

 Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo ka kryer një vizitë të martën në Tokyo, aleatin më të afërt të Amerikës në Azi.

Takim Pompeu ka zhvilluar edhe në Australi dhe Indi për ti shprehur mbështetje kundër agresionit nga Kina komuniste.

Vizita, e cila supozohej të përfshinte udhëtime në Mongoli dhe Korenë e Jugut, u ndërpre pasi Presidenti Donald Trump u diagnostikua me COVID-19.

Ndërsa Uashingtoni ka kërkuar të ndërtojë mbështetje midis aleatëve aziatikë kundër Pekinit, analistët kanë thënë se fqinjët e Kinës duan të shmangin një konfrontim të drejtpërdrejtë për shkak të lidhjeve ekonomike.

Pas një takimi midis Pompeo dhe homologes së tij Australiane, Marise Payne, Departamenti i Shtetit i SHBA tha se të dy diskutuan shqetësimet rreth "veprimtarisë malinje" rajonale të Kinës - gjuhë që ka të ngjarë të shkaktojë një përgjigje nga Pekini.

Kur Pompeo u takua me Ministrin e Jashtëm të Japonisë, ai tha se Kryeministri i ri Yoshihide Suga ishte një "forcë për të mirë" dhe do të forconte marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Tokios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco