Çfarë zbulon terapia e presidentit Trump për sëmundjen e tij

Çfarë zbulon terapia e presidentit Trump për sëmundjen e tij

10:13, 06/10/2020

BILD

Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, është kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Por a e ka kaluar më të keqen?

Ilaçet e përdorura për kurimin e infeksionit të koronavirusit tregojnë të kundërtën.

Profesori Uwe Janssens, president i Shoqatës Gjermane të Terapisë Intensive, thotë për mjekimin e Trump: “Kokteji i antitrupave është një përbërës aktiv që është prodhuar nga kompania amerikane Regeneron. Përbëhet nga dy antitrupa të ndryshëm- molekula imune që sulmojnë strukturat tipike të virusit”.

Ky ilaç nuk është miratuar akoma. “Një pacient normal nuk do e merrte ilaçin. Qasja e mjekëve është e rrezikshme, por e kuptueshme”.

Përveç kësaj, presidenti merr edhe ilaçin e Ebolas, Remdesivir. Profesor Janssens thotë: “Studimet kanë treguar se mund të shkurtojë kohëzgjatjen e kurimit”.

Trump thuhet po ashtu se po trajtohet edhe me asteroide (Deksametazon). Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai rekomandohet vetëm kur sëmundja është e rëndë.

Mjeku Thomas Assmann thotë për BILD: “Deksametazoni është fundi i shtizës së flamurit. Ilaçi përdoret për të parandaluar një reagim të tepruar të sistemit imunitar ose për ta modeluar që ky reagim të mos jetë shumë i fortë”.

Rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, dr. Assmann e sheh në mënyrë kritike: “Ose për shkak të kursit të vështirë ose për shkak të trajtimit eksperimental”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco