Bie numri i foshnjave të lindur, Singapori ofron 'bonus pandemik’

Bie numri i foshnjave të lindur, Singapori ofron 'bonus pandemik’

10:06, 06/10/2020

Singapori po ofron një pagesë për të inkurajuar njërëzit të kenë fëmijë gjatë pandemisë së COVID-19.

Shqëtësimi është që qytetarët po shtyjnë prindërimin ndërsa luftojnë me stresin financiar dhe pushimet nga puna.

Detajet e shumës që do të paguhet ende nuk është publikuar.

Singapori ka nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, të cilin ai ka luftuar me dekada për ta rritur.

Gjithashtu ajo është në kontrast të plotë me disa nga fqinjët e saj si Indonezia dhe Filipinet, të cilët po përballen me mundësinë e një rritjeje masive të shtatzënisë nga izolimi i tyre prej COVID-19.

‘COVID-19 ka bërë që disa prindër të shtyjnë aspiratën e tyre të prindërimit’ tha zëvendës kryeministri i Singaporit Heng Swee Keat të hënën.

Z.Heng rreth shumave dhe mënyrës se si do të paguhen u shpreh se ato do të shpallen në një datë të mëvonshme.

Sistemi aktual i Singaporit i bonuseve për foshnje u siguron prindërve me shumë fëmijë  përfitime deri në 10,000 dollarë.

Shkalla e lindshmërisë së Singaporit preku një minimum prej tetë vjetësh në 2018, sipas të dhënave të qeverisë, me një normë prej 1.14 lindjesh për grua.

Bum bebesh

 

Por disa nga fqinjët e Singaporit po përballen me problemin e kundërt.

Në Filipine shtatzënitë e padëshiruar parashikohen të rriten, nëse kufizimet e lëvizjes të shkaktuara nga Covid 19 mbeten deri në fund të vitit, sipas Fondit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara.

Këto numra janë një epidemi në vetvete," tha Aimee Santos, një zëdhënëse e agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Filipine, muajin e kaluar.

Filipinet kanë popullsinë e dytë më të lartë në Azinë Juglindore me 108.4 milion banorë.

Dhe sa i përket numrit të të infektuarëve nga COVID-19 është më i lartë në rajon deri më tani rezultojnë 307.000 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco