Pas zbulimit të disa gabimeve kompjuterike disa qytete në Angli do të izolohen

Pas zbulimit të disa gabimeve kompjuterike disa qytete në Angli do të izolohen

09:36, 06/10/2020

Një numër i madh qytetesh përreth Mbretërisë së Bashkuar mund t’ju rikthehet izolimi lokal brenda disa ditësh pasi kanë munguar të dhënat e nivelit të infektimit.

Qytetet që përfshihen në këtë liste janë Nottingham, Sheffield, Leeds dhe Oxford të cilat kanë parë shifra të rriten pas një çështje teknike kompjuterike.

Raportohet se ka pasur një gabim në Excel që do të thotë 15.841 rastet midis 25 shtatorit dhe 2 tetorit janë lënë jashtë panelit të qeverisë, raporton MailOnile.

Gabimi pa rastet ditorë që janë raportuar shkon në 22.961 të dielën.

SI rezultatë banorëve të Nottingham i’u është thënë të përgatiten për izolim,sipas Telegrafit.

Të dhënat e azhornuar zbulojnë se qyteti do të kishte qënë një nga zonat me numrin më të lartë në vend javën e klauar nëse e krahasojmë me shifrat e para.

Pavarësisht kësaj, Departamenti për Shëndetësi ka insistuar që shifrat e reja nuk ndikojnë në listën e saj të vëzhgimit ose nuk ndryshojnë kufizimet aktuale në zonë, sipas gazetës.

Shifrat e azhornuar pas gabimit kanë zbuluar gjithashtu se rastet po trondisin dhe në zona të tjera veçanërisht në veri.

Manchester, Liverpool, Sheffield dhe Newcastle të gjithë kanë parë rritje të numrit të rasteve - 500 raste për 100,000 njerëz.

Shkalla javore e Mançesterit  530 raste për 100,000 njerëz.

Liverpool ka parë raste për 100,000 banorë nga 306 në 487 në një javë.

Sheffield pothuajse u trefishuan nga 100 për 100,000 në 286.

 Në Newcastle nga 268 në 435 gjithmonë për 100.000 banorë.

Numri më të madh të infeksioneve e kanë qytetet të cilët kanë një numër të madh studentësh.

Sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se shpërthimet në kampet universitare nuk do të çonin domosdoshmërisht në kufizime më të ashpra për komunitetin e gjerë nëse ato mund të frenohen.

Nivelet e alarmit mund të zbatohen në nivel lokal ose kombëtar me rregulla të veçanta.

Boris Johnson nuk ishte në gjendje të tregonte se sa kontakte të rasteve pozitive të koronavirusit ishin humbur si rezultat i gabimit.

 Ai tha: ‘Nuk mund t’iu jap ato shifra. Ajo që mund të them është se të gjithë ata njerëz padyshim do kontaktohen dhe gjëja kryesore është që të gjithë, qoftë në këtë grup apo përgjithësisht, duhet të izolohen. '

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco