Kirgistan/ Protestuesit pushtojnë godinat kryesore të shtetit, lirojnë nga burgu ish-presidentin

Kirgistan/ Protestuesit pushtojnë godinat kryesore të shtetit, lirojnë nga burgu ish-presidentin

09:42, 06/10/2020

Qytetarët që protestuan kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kirgistan, liruan nga burgu ish-presidentin Almazbek Atambayev.

Protestuesit të cilët ‘pushtuan’ presidencën dhe parlamentin pas mesnatës, u drejtuan më pas në drejtim të burgut në Komitetin Shtetëror të Sigurisë Kombëtare në të cilën qëndronte Atambayev, në një distancë të afërt me presidencën.

Pas përleshjeve që ndodhën para Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare dhe pas thyerjes së dyerve protestuesit hynë brenda ndërtesës. Ndërsa më pas zyrtarët nxorrën dhe ia dorëzuan Atambayev-in mbështetësve të tij.

Atambayev i shoqëruar nga turma e njerëzve hipi në një automjet dhe pritet që të mbajë një fjalim para mijëra mbështetësve të tij që e presin në sheshin Ala Too.

Presidenca dhe parlamenti në Kirgistan u pushtuan pas protestave që mbajtën 12 parti që nuk ishin të kënaqura nga rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara të dielën më 4 tetor.

Nga protestat thuhet se janë plagosur mbi 100 policë dhe protestues si pasojë e ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Gjatë këtyre ngjarjeve, ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nga presidenti Sooronbay Ceenbekov, kryeministri Kubatbek Boronov dhe kryetari i parlamentit, Dastanbek Cumabekov

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco