Turqia në Kosovë po ndërton xhami, ndërsa Serbinë po e furnizon me sistemin luftarak më të fuqishëm në botë

Turqia në Kosovë po ndërton xhami, ndërsa Serbinë po e furnizon me sistemin luftarak më të fuqishëm në botë

09:45, 06/10/2020

Shteti i Turqisë ka investuar në ndërtimin e një numri të madh të objekteve fetare në Kosovë, ndërsa me shtetin e Serbisë po bën marrëveshje për shitjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.

Një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar sot drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “bajraktar”.

Sipas medieve të Serbisë, ministri i Financave në Serbi Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq kanë udhëtuar për në Turqi.

Siç raportohet, ata kanë udhëtuar për përgatitjen e dokumentacioneve pas të cilave, një nga sistemet luftarake më të fuqishme në botë do të arrijë në Serbi.

“Bajraktar” është një prodhim turk që është provuar të jetë shumë efektiv në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe luftimet e fundit në Karabakh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco