‘Ishte takim i mirë’/ Pas bisedës me Erdogan në Turqi, Stoltenberg nesër në Greqi

‘Ishte takim i mirë’/ Pas bisedës me Erdogan në Turqi, Stoltenberg nesër në Greqi

23:07, 05/10/2020

Në vizitën e tij në Turqi, mekanizmi parandalues ??ushtarak për Mesdheun Lindor ishte fokusi i takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Në komentin e tij, takimin me Erdogan e cilësoi “të mirë për një numër çështjesh të sigurisë“.

“Shpresa ime e patundur është se mekanizmi parandalues ??ushtarak i zhvilluar nga NATO për Mesdheun Lindor mund të krijojë hapësirë ??për përpjekje diplomatike” shtoi ai.

Më parë, Stoltenberg u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavu?olulu, i cili pretendoi se “Greqia dërgoi anije luftarake  në shelfin tonë kontinental“.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu bindjen se “problemet tani mund të zgjidhen vetëm përmes negociatave në frymën e solidaritetit aleat dhe ligjit ndërkombëtar”, duke mirëpritur krijimin e mekanizmit të ri Greqi-Turqi.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut pas Turqisë nesër do të ndalet në Greqi.  Nesër Stoltenberg do të ketë një takim me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias do të ketë një mëngjes pune me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco