Konflikti në Nago-Karabakut/ Kanadaja pezullon shitjet e teknologjisë së dronëve në Turqi

Konflikti në Nago-Karabakut/ Kanadaja pezullon shitjet e teknologjisë së dronëve në Turqi

23:39, 05/10/2020

Kanadaja do pezullojë eksportin e disa teknologjive të dronëve në Turqi, pas zhvillimeve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Gjithashtu Kanadaja ka vendosur që të hetojë në lidhje me pretendimet se këto pajisje ishin përdorur nga forcat azere të përfshira në luftime me Armeninë, kanë raportuar mediat e huaja.

Project Plowshares, një grup kanadez i kontrollit të armëve, ka thënë ndër të tjera se video e sulmeve ajrore të lëshuara nga Baku tregon se dronët ishin pajisur me sisteme imazhesh dhe shënjestër të bëra nga L3Harris Wescam, njësia me bazë në Kanada e L3Harris Technologies Inc (LHX.N).

“Në përputhje me regjimin e fortë të kontrollit të eksportit të Kanadasë dhe për shkak të armiqësive të vazhdueshme, unë kam pezulluar lejet përkatëse të eksportit në Turqi, në mënyrë që të lejoj kohë për të vlerësuar më tej situatën,” tha Ministri i Jashtëm Francois-Philippe Champagne.

Globe dhe Mail thanë se L3Harris Wescam kishte marrë leje këtë vit për të dërguar shtatë sisteme te prodhuesi turk i dronëve Bayraktar.

Ndërkohë Turqia është aleati kryesor i Azerbajxhanit, forcat e të cilit po luftojnë armenët për enklavën e diskutueshme të Nago-Karabakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco