Ekonomia e Maqedonisë pëson humbje të mëdha, turizmi për 'toke'

Ekonomia e Maqedonisë pëson humbje të mëdha, turizmi për 'toke'

19:47, 05/10/2020 Nga B. T

Edhe Maqedonia Veriore ka pësuar rënie drastike ekonomie si pasoj e përhapjes së pandemisë globale korona virus dhe mbylljes së saj tash rreth shtatë muaj dhe mos lejimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi e vendeve tjera.

Shteti fqinj ka pësuar humbje të mëdha ekonomike e për të cilat për "Syri.net" flet kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore Nebi Hoxha.

Sipas tij  ekonomia ne Maqedoninë e Veriut vazhdon të shënoj rënie në të gjitha aspektet, ku - kuartali i dytë ka regjistruar rënie të GDP per -12.7%.

Këmbimi tregtar vazhdon të bie dhe vëllimi i saj ka shënuar rënie për rreth 20% në krahasim me këtë periudhë të vitit paraprak, ndërsa eksporti ka rënë për mbi 30%.

Ai shtoi se mbyllja e kufijve ka bërë që të kemi gati se mbyllje totale të sektorit të turizmit (94%) poashtu ka pamundësuar qarkullimin e fuqisë punëtore në mes të dy vendeve tona  dhe kështu duke i demtuar edhe me teper bizneset.

Qendrat tregtare dhe klinikat private të cilat ishin të mbushura me kosovare po shënojnë rënje drastike në qarkullim. 

"Qeveritë e rajonit duhet të bëjnë politika të përbashkëta te kontrollit dhe parandalimit ne forma te cilat nuk shkaktojnë dëme ekonomike bilaterale ndërmjet vendeve", tha Nebi Hoxha.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, tregoi për "Syri.net" se duke ndjerë situatën dhe duke analizuar humbjet në ekonomi, kanë bërë presion maksimal të gjitha qeverive në rajon, veçanërisht qeverisë së Maqedonisë Veriore, duke kërkuar qarkullim pa PCR test, por me kusht që protokollet epidemiologjike të respektohen maksimalisht, deku besur se nesër do të hapen kufijt pa kushte me gjithë rajonin e më gjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco