Shqiptarët e Luginës duhet të jenë pjesë e diplomacisë kosovare

Shqiptarët e Luginës duhet të jenë pjesë e diplomacisë kosovare

19:42, 05/10/2020

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në serbi Ragmi Mustafa, përshëndeti dhe mirëpriti superlajmin për angazhimin në praktikë profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës nga Lugina e Preshevës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës. 

Një falënderim i veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ministres Meliza Haradinaj-Stublla që sot priti Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD. 

"Shumë shpresëdhënës fillimi i realizimit të zotimeve nga takimet e përbashkëta dhe angazhimit për rritjen e mbështetjes ndaj Luginës së Preshevës si pjesë e një ndërmarrje sa programatike aq strategjike. Shqiptarët e Luginës duhet të jenë pjesë e diplomacisë kosovare në mënyrë që të trajtohet e lartësohet drejt çështja e Luginës", tha kryetari i KKSh-së në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco