Luftë e ashpër mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Luftë e ashpër mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

15:08, 05/10/2020

Në ditën kur konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për zonën e Nagorno – Karabakhut ka hyrë në ditën e nëntë, ushtria azere ka avancuar më tej në thellësi të zonës së konfliktit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se qyteti Jabrayil dhe disa fshatra u morën nga duart e ushtrisë armene.

"Sot, ushtria azerbajxhanase çliroi qytetin Jabrayil dhe disa fshatra nga pushtimi. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.

Përndryshe, përleshjet kufitare shpërthyen të dielën e 27 shtatorit, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit, duke shkaktuar viktima civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco