Rëndohet situata epidemiologjike në Ulqin, paraqiten shumë raste të reja

Rëndohet situata epidemiologjike në Ulqin, paraqiten shumë raste të reja

13:27, 03/10/2020
Në Mal të Zi janë regjsitruar 130 raste të reja të infektuar me koronavisurs. Nga këto raste, sipas Institutit të shëndetit publik, nuk rezultojnë raste të reja në komunën tonë.
 
Por situata në qytetin tonë paraqitet e rënduar pas mbërritjes së rezutateve nga Gjermania. Në këto rezultate shihet se në Komunën e Ulqinit janë paraqitur 21 raste të reja. Duhet shtuar se data e dërgimit të mostrave në laboratoret në Gjermani është 29 shtatori i këtij viti, shkruan Ulqini Online.
 
Numri i rasteve aktiv në komunën tonë për momentin është 89 veta kurse deri tani në Ulqin kanë vdekur 3 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.
 
Më poshtë është e dhënë tabela e rasteve të reja të rezultateve të arritura nga Gjermani. Duhet shtuar se 29 shtator është data e dërgimit të mostrave në laboratoret në Gjermani.
 
Komuna Të infektuar
Nikshiq 201
Podgoricë 179
Plevla 53
Rozhajë 42
Bijelo Polje 26
Ulqin 21
Tivar 14
Cetinë 10
Budva 9
Kolashin 7
Berane 5
Tivat 3
Herceg Novi 3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco