VIDEO/ Luftë në Kaukaz: Azerbajxhani vazhdon ofensivën, armenët rrëzuan tre aeroplanë të tyre sot

VIDEO/ Luftë në Kaukaz: Azerbajxhani vazhdon ofensivën, armenët rrëzuan tre aeroplanë të tyre sot

11:32, 03/10/2020

Ministria armene e mbrojtjes ka njoftuar se forcat e armatosura kanë vazhduar ofensivën në jug dhe veri të rajonit të Nagorno-Karabhak. Njoftohet për luftime të ashpra dhe rrëzimin e tre aeroplanëve azerë nga sistemi mbrojtjes kundërajrore armene sot. Ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit po ashtu njofton për sulme të pikave armene dhe shkatërrimin e tyre.

Zëdhënësja e ministrisë së mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan, në rrjetin social Facebook rregullisht shkruan rreth gjendjes në front dhe luftimet duke njoftuar sot se forcat armene po i rezistojnë ofensivës së sotme të armikut, azerbajxhanasve, që kanë koncentruar trupa të shumta në jug dhe veri të rajonit.

Azerbajxhanasit po ashtu nuk reshtin të informojnë rreth sukseseve të tyre në kanale të ndryshme me publikime të shpeshta të xhirimeve të operacioneve të goditjes nga ajri me drone dhe bombardime të pikave të separatistëve armenë në Nagorno-Karabhak.

Konflikti mes Baku dhe Jerevanit nisi në shkurt të vitit 1988, kur rajoni autonom Nagorno-Karabhak, me popullatë shumicë armene kishte shpallur shkëputjen nga Azerbajxhani. Gjatë konfliktit në mes të viteve të 1992-1994, azerët humbën kontrollin mbi Nagorno-Karabhak dhe shtatë rajonet fqinje.

Që nga 1992 zhvillohen bisedime rreth zgjidhjes paqësore të konfliktit në kuadër të grupit të Minsk të OSBE’së, të cilës i prinë Rusia, SHBA dhe Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco