Hyni brenda spitalit ku po kurohet presidenti Donald Trump

Hyni brenda spitalit ku po kurohet presidenti Donald Trump

10:49, 03/10/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump u transportua dje drejt Qendrës Spitalore “Walter Reed” pas infektimit me koronavirusin e ri.

Trump do jetë në duart e një spitali që ka një staf prej 7 mijë personash. Aty punojnë disa nga mjekët më të mirë në SHBA.

Trump do të qëndrojë në Pavijonin 71, i njohur edhe si Suita Presidenciale. Bëhet fjalë për një suitë luksoze, e destinuar për drejtuesit më të lartë të shtetit.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti do të punojë në Suitën Presidenciale gjatë ditëve që do jetë në spital. Megjithatë ekspertët druhen se shtrimi në spital sugjeron se ai është më i sëmurë nga sa thuhet në deklaratat zyrtare.

Kjo qendër spitalore ka edhe një institut ku shkencëtarët dhe mjekët po punojnë për të prodhuar një vaksinë dhe një kurë kundër koronavirusit të ri. Në total spitali ka 100 klinika dhe specialitete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco