Vjen një paralajmërim i ashpër nga Erdogan

Vjen një paralajmërim i ashpër nga Erdogan

10:14, 03/10/2020

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëron se lufta për territorin azerbajxhanas të Malësisë së Karabakut do të vazhdojë derisa ky rajon të çlirohet nga pushtimi armen.

Ndërsa tensionet rriten pas rinisjes së konfliktit midis Bakus dhe Jerevanit, Erdogan përsëriti mbështetjen e plotë të Turqisë për Azerbajxhanin gjatë një fjalimi në përurimin e një spitali të qytetit në provincën qendrore turke Konya.

“Lufta do të vazhdojë derisa Karabaku të çlirohet nga pushtimi”, deklaroi presidenti turk.

Kujtojmë se përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco