VIDEO/ Momenti kur Presidenti Trump niset drejt spitalit ushtarak

VIDEO/ Momenti kur Presidenti Trump niset drejt spitalit ushtarak

09:49, 03/10/2020

Presidenti Trump la sot Shtëpinë e Bardhë për të shkuar drejt spitalit ushtarak “Walter Reed” pas diagnozës me COVID-19. Bazuar në rekomandimin e mjekut të presidentit, ai do të qëndrojë disa ditë në spital.

Presidenti Trump ka dalur vet nga helikopteri dhe është transferuar me veturë brenda spitalit.

Ai pas daljes nga Shtëpia e Bardhë ka ecur disa metra deri tek helikopteri dhe ka regjistruar një video-mesazh.

“Dua të falënderoj secilin për mbështetjen fantastike. Po shkoj në spitalin Walter Reed. Mendoj se jam mirë, por le të bëjmë që gjithçka të shkojë mirë. Edhe zonja e parë është mirë. Faleminderit shumë. E vlerësoj dhe kurrë nuk do ta harroj. Faleminderit”, tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco