Edhe menaxheri i fushatës së Donald Trump rezulton pozitiv

Edhe menaxheri i fushatës së Donald Trump rezulton pozitiv

07:25, 03/10/2020

Pas shtrimit në qëndrën spitalore amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit të Donald Trump, vijnë dhe rezultatet e tamponëve të njerëzve më të afërt të Presidentit.  

 Një nga ata është dhe Bill Stepien, menaxheri i fushatës i cili  është bërë zyrtari i fundit i afërt me presidentin që rezulton pozitiv me Covid-19.

Stepien mori rezultatet e tij të premten në mbrëmje dhe po përjeton "simptoma të lehta si gripi", raporton Politico.

Ai thuhet se tani do të punojë nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco