‘Axhendë pozitive’ me Turqinë/ Merkel kundër sanksioneve nga BE

‘Axhendë pozitive’ me Turqinë/ Merkel kundër sanksioneve nga BE

22:10, 02/10/2020

Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, Bashkimi Evropian dëshiron të zhvillojë dialog konstruktiv dhe një axhendë pozitive me Turqinë.

Ajo i bëri komentet në Bruksel pas samitit dyditor të liderëve të BE-së që u përqendrua në çështjet ndërkombëtare, tensionet e fundit në Mesdheun Lindor dhe lidhjet e ardhshme me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Patëm diskutim shumë të gjatë, të detajuar në lidhje me marrëdhëniet tona me Turqinë. Ne arritëm në përfundimin se do të donim të hynim në një dialog konstruktiv me Turqinë, ne duam të kemi një axhendë pozitive”, tha ajo, duke shtuar se samiti ka hapur një “dritare mundësie” për bashkëpunim më të ngushtë me Ankaranë zyrtare.

Merkel riafirmoi solidaritetin e BE-së me anëtarët e saj Greqinë dhe administratën greke qipriote pas tensioneve të fundit në rajon, por gjithashtu nënvizoi se blloku dëshiron të shohë një zgjidhje diplomatike të këtyre mosmarrëveshjeve dhe dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë.

Kancelarja gjermane tha se bisedimet për bashkëpunim më të ngushtë midis BE-së dhe Turqisë në muajt e ardhshëm do të përqendrohen në deklaratën BE-Turqi të vitit 2016, çështjet e migrimit, tregtinë, modernizimin e Bashkimit Doganor dhe liberalizimin e vizave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco