VIDEO/ Hidhet në erë ura që lidh me Armeninë me Karabakun, makina civile shpëton mrekullisht

VIDEO/ Hidhet në erë ura që lidh me Armeninë me Karabakun, makina civile shpëton mrekullisht

18:10, 02/10/2020

Nuk kanë të ndalur luftimet e ashpra në Nagorno-Karabak që prej javës së kaluar.

Në internet është shfaqur një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momentin kur sulmohet me raketë një urë që lidh Armeninë me Karabakun afër lumit Akar, transmeton Telegrafi.

Derisa një veturë po i afrohej urës, raketa që vie me shpejtësi të madhe shpërthen mbi urë, duke bërë që një top i madh i “zjarrtë” të krijohet përreth.

Situata në Nagorno-Karabak ka eskaluar nga java e kaluar, kurse Armenia dhe Azerbajxhani nuk po ndalen duke akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve.

Ministria azere e Mbrojtjes më 27 shtator ka njoftuar se forcat e armatosura të Armenisë kanë bombarduar terrenin përgjatë vijës kufitare në Karabak dhe se në mesin e viktimave ka edhe civilë dhe ushtarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco