Duke përplasur tenxheret, pronarët e restoranteve protestojnë në Paris kundër mbylljes

Duke përplasur tenxheret, pronarët e restoranteve protestojnë në Paris kundër mbylljes

14:17, 02/10/2020

Paris  - Pronarët dhe punonjësit e restoranteve në Paris,  të premten qëndruan përpara restoranteve të tyre në Paris të veshur me përparëse të zeza dhe të armatosur me tenxhere e tiganë, për t’i kërkuar qeverisë franceze që të mos japë urdhër për kufizime më të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha të enjten se rajoni i Parisit ishte vendosur të vihej në gatishmëri maksimale ndaj COVID-19 që nga e hëna nëse rastet rriten.

Pronarët e restoranteve kanë frikë se mbylljet e reja mund t'i detyrojnë ata të lënë biznesin. Baret dhe restorantet në kryeqytetin francez duhet të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes nën kufizimet aktuale të koronavirusit.

"Është një shqetësim i madh për punët tona, për pagat tona, për të ardhmen tonë," i tha Reuters Andrea Vincenzi, i cili administron restorantin “La Ville de Provins” në veri të Parisit pranë stacionit hekurudhor Gare de l'Est.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco