Edhe Lista Shqiptare e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë së Mait të Zi

Edhe Lista Shqiptare e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë së Mait të Zi

13:02, 02/10/2020

Lista Shqiptare „Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj” njoftojnë opinionin se me 1 tetor 2020, u mbajt mbledhja e radhës e liderëve të Listës Shqiptare „Genc Nimanbegu - Nik Gjeloshaj Koha është tani”. 

Në mbledhje u konstatua që të gjitha subjektet përbërës të Listës Shqiptare kanë dhënë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve për pjesëmarrjen në Qeverinë e Malit të Zi dhe lidhur me këtë, u shqyrtua edhe platforma e bisedimeve për pjesëmarrjen e mundshme në qeveri pa të cilën nuk mund të ketë takime e bisedime me subjektet e tjera parlamentare. 

Në takim gjithashtu u shqyrtua edhe situata aktuale dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi dhe u dakorduan hapat e mëtejmë për fortësimin e strukturave funksionale të Listës Shqiptare dhe veprimit unik të saj në periudhën e ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco