Fluturimet misterioze pasi Trump shpalli se është i infektuar

Fluturimet misterioze pasi Trump shpalli se është i infektuar

12:00, 02/10/2020

Një çift me avionë Boeing E-6B Mercury u pikas duke fluturuar në brigjet amerikane pikërisht në kohën kur presidenti Donald Trump shpalli se është infektuar me koronavirus bashkë me Zonjën e Parë.

Sipas Fox News, Pentagoni dhe Komanda Strategjike Amerikane nuk kanë komentuar menjëherë.

Por spekulimet online janë ndezur.

Kjo pasi avionët E-6 përdoren nga qeveria për të përcjellë udhëzime te flota e nëndetëseve balistike që SHBA ka në mbarë botën. Këto nëndetëse mund të hedhin raketa balistike bërthamore.

Avionët janë pjesë e Komandës Ajrore dhe përdoren për të komanduar dhe kontrolluar fuqinë bërthamore amerikane nëse shkatërrohet ose bëhet e paoperueshme ndonjë qendër komande tokësore.

Pati spekulime se komanda ajrore ka dalë në fluturim si paralajmërim për armiqtë e Amerikës pasi doli lajmi se Trump është infektuar nga koronavirusi i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco