Çka mund të ndodhë tash pas infektimit të Trump-it me koronavirus?

Çka mund të ndodhë tash pas infektimit të Trump-it me koronavirus?

12:02, 02/10/2020

Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzit të ruajnë qetësinë duke theksuar se Presidenti Donald Trump ka të ngjarë të shërohet nga koronavirusi. Por ata gjithashtu theksuan edhe faktin se konfirmimi i Trump me koronavirus mund të përbënte një rrezik serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Ne kemi parë që ky është një virus vdekjeprurës. Një nga miqtë më të ngushtë të Presidentit ka vdekur nga ky virus. Dhe më shumë se 200,000 amerikanë kanë vdekur. Pra, nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara është infektuar, ne duhet të shqetësohemi, tha Miles Taylor, ish shefi ishtabit të Sigurisë Kombëtare.

“Shqetësimi më i madh i sigurisë kombëtare është që në skenarin më të keq, ne mund të ndodhemi në një pozitë ku Presidenti nuk do tia dalë dot të mposhtë këtë sëmundje. Uroj që Zoti t’i ndihmojë dhe shpëtojë si presidentin Trump ashtu edhe zonjën e parë, tha Taylor.

Nënpresidenti Mike Pence ka të ngjarë të përgatitet për mundësinë se mbase ai do të duhet të marrë përsipër postin nëse gjendja e Trump nuk përmirësohet, tha Taylor.

“Kjo ka pasoja të mëdha në qeverinë tonë federale. Dhe unë mendoj se ky është shqetësimi më i madh.”

Rreziku i zgjedhjeve: Ekziston gjithashtu një “shqetësim i dytë” që kjo mund të dobësojë SHBA-në në ndërhyrjet ose sulmet e huaja, tha Taylor.

“Kundërshtarët tanë të cilët janë përpjekur në mënyrë të vazhdueshme për të përçarë demokracinë mund të përfitojnë nga kjo. Për qëllime elektorale, për të përhapur keqinformata dhe gjithashtu për të minuar besimin e popullit amerikan në ciklin e zgjedhjeve, sepse ne jemi shumë afër votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco