A është i rrezikuar Donald Trump për shkak të moshës së tij?

A është i rrezikuar Donald Trump për shkak të moshës së tij?

10:44, 02/10/2020

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe e shoqja, Melania janë infektuar me koronavirus. Por sa i rrezikuar është kreu i shtetit?

Nga James Gallagher, BBC

Është e rrezikshme të spekulosh se si ndikon virusi te secili person individualisht.

Ka faktorë të qartë të rrezikut- sa më i madh në moshë të jesh, aq më i madh rreziku që koronavirusi të bëhet kërcënues për jetën.

Njerëzit e moshës 64-74 vjeç me Covid në SHBA kanë pesë herë më shumë gjasa të shtrohen në spital, dhe 90 herë më shumë rrezik që të vdesin sesa dikush në të 20-at.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA thotë se tetë nga dhjetë vdekje në vend janë në moshën mbi 65 vjeç.

Virusi duket po ashtu se godet më shumë burrat dhe personat që janë mbipeshë.

Por kjo është panorama e madhe- një model i parë në të gjithë popullsinë- nuk është një mënyrë për të thënë se kjo pritet të ndodhë me presidentin amerikan.

Shëndeti i çdo 74-vjeçari ndryshon thellësisht nga njëri-tjetri dhe problemet e tjera mjekësore ndikojnë shumë te kërcënimi që përbën ky virus.

Ne ende nuk e dimë nëse Donald Trump ka shfaqur akoma simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco