Lufta në rajonin Nagorni-Karabakut ka shkaktuar më shumë se 100 viktima dhe shumë civilë nga përplasjet mes forcave etnike armene dhe azere.
Ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan ka publikuar edhe një herë disa video ku shihet qartë egërsia dhe dimensioni i luftës.
Në video është droni i cili godet pa pushim të gjitha bazat strategjike të forcave armene.
Gjithashtu është publikuar edhe sulmi ndaj një autokolone, nuk dihet se sa është numri i ushtarëve të vrarë nga sulmet e fundit por përmasa e luftës është e frikshme
© SYRI.net