Deri tani katër persona dhe dhjetra të plagosur janë regjistruar në rajonin lindor ukrainas të Luhansk,pas zjarreve të shpërthyer.
Zjarri me sipërfaqe rreth 18 000 hektarë shpejt u kthye në një kërcënim serioz dhe qindra persona u evakuuan.
Autoritetet lokale thanë se kishte gjithsej 146 zjarre, 82 prej tyre u shuan.
Shumica e zjarreve ndodhen afër zonës së kontrolluar nga separatistët pro-rusë dhe autoritetet lokale të Ukrainës kanë deklaruar se zjarret mund të jenë shkaktuar nga granatimet e separatistëve.
Zyra presidenciale e Ukrainës u bëri thirrje organeve të zbatimit të ligjit për të gjetur shkakun e zjarreve.
"Arsyet për një përhapje kaq të gjerë të zjarrit duhet të përcaktohen qartë," tha zyra në një deklaratë
© SYRI.net