Debati presidencial Trump-Biden ‘ngriti në këmbë’ gjithë SHBA-në, vjen reagimi i parë nga Barack Obama

Debati presidencial Trump-Biden ‘ngriti në këmbë’ gjithë SHBA-në, vjen reagimi i parë nga Barack Obama

10:01, 01/10/2020

Dje Amerika e kishte vëmendjen nga debati Trump-Biden, i pari nga tre debatet që do të mbahen deri para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ish-Presidenti Barack Obama, që ka treguar më herët mbështetjen e tij për kandidatin demokrat Joe Biden postoi sot një video, ku ky i fundit i bën thirrje njerëzve që të votojnë, pavarësisht se për kë.

“Shko voto, ti do të vendosësh rezultatin e këtyre votimeve. Voto, voto, voto. Nëse ke mundësi që të votosh më herët në shtetin ku je, voto më herët. Nëse ke mundësi të votosh në zyrat e votimit, shko voto. Voto në mënyrën që është më e mira për ty”, thotë Biden.
Në mbishkrimin e postimit të tij Obama shkruan:

“Joe e di q kjo nuk është për të, është për ne. Bëj një plan për të votuar tani. Ne duhet të votojmë sikur demokracia jonë të varej nga ajo. Sepse prej saj varet”.

Ai nuk ka bërë asnjë koment për debatin apo Presidentin aktual Trump, i cili u kritikua nga dita e djeshme për gjuhën e papërshtatshme që përdori me rivalin gjatë debatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco