Sanksionet kundër Bjellorusisë zvarriten ndërsa SH.B.A. pret konsensusin e B

Sanksionet kundër Bjellorusisë zvarriten ndërsa SH.B.A. pret konsensusin e B

09:47, 01/10/2020

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar bashkimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada në vendosjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë, ndërsa shtetet e Bashkimit Evropian përpiqen të kalojnë ngërçin e brendshëm për të aplikuar sanksionet.

Uashingtoni sipas Reuters ndaloj vendosjen e sanksioneve sepse priste lëvizjen e BE dhe vendimin që do të merrej në Këshillin Europian.

Gitanas Nauseda, presidenti i Lituanisë, ku udhëheqësi kryesor i opozitës në Bjellorusi është në mërgim, tha se ai priste që takimi "do të ishte pika e parë për vendimin mbi sanksionet kundër autoriteteve të Bjellorusisë.

BE ka premtuar sanksione kundër Lukashenkos dhe autoriteteve Bjelloruse pasi akuzohen për deformimin e rezultateve zgjedhore dhe abuzime të drejtat e njeriut.

Qipro ka pohuar se nuk do të pajtohet me sanksionet Bjelloruse nëse BE nuk vendos sanksione ndaj Turqisë për shkak të një mosmarrëveshje rreth shpimeve turke për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco