Mike Pompeo/ Ndërprisni menjëherë përplasjet ushtarake, lufta t’ia lërë vendin dialogut

Mike Pompeo/ Ndërprisni menjëherë përplasjet ushtarake, lufta t’ia lërë vendin dialogut

13:06, 29/09/2020

Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Mike Pompeo i ka kërkuar Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndërpresin armiqësitë ndërsa vazhdojnë përplasjet për rajonin e shkëputur të Nago-Karabakut.

"Ministri i jashtëm dhe unë adresuam konfliktin në Nago-Karabak, ku të dy palët duhet të ndalojnë dhunën dhe të punojnë me bashkë-kryetarët e Grupit të Minskut dhe të kthehen në negociata thelbësore sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai, së bashku me homologun e tij grek gjatë një vizitë në Kretë.

Pothuajse 100 njerëz, ndër ta edhe civilë, kanë vdekur në betejat që po zhvillohen midis forcave armene dhe azerbajxhanase për rajonin e diskutueshëm të Nagorni – Karabakut.

Enklava malore njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është e drejtuar nga armenët që kur përfundoi një luftë në vitin 1994.

Luftimet janë më të rëndat që janë parë në këtë konflikt që nga viti 2016, ndaj dhe të martën në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë bisedime urgjente për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco