Gati 100 të vdekur në luftën për Nagorni - Karabakun, thirret urgjent Këshilli i Sigurimit Ushtria e Azerbajxhanit duke qëlluar me artileri

Gati 100 të vdekur në luftën për Nagorni - Karabakun, thirret urgjent Këshilli i Sigurimit

12:52, 29/09/2020

Pothuajse 100 njerëz, ndër ta edhe civilë, kanë vdekur në betejat që po zhvillohen midis forcave armene dhe azerbajxhanase për rajonin e diskutueshëm të Nagorni – Karabakut.

Enklava malore njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është e drejtuar nga armenët që kur përfundoi një luftë në vitin 1994.

Republika e vetëshpallur ka raportuar 84 vdekje ushtarësh që nga e diela si dhe viktima civile.

Azerbajxhani nuk i ka treguar humbjet e tij ushtarake, por ka konfirmuar shtatë vdekje të civilëve.

Luftimet që filluan tre ditë më parë tani duket se janë duke u shpërndarë nëpër Nagorni Karabak.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se një autobus pasagjerësh ishte goditur nga një dron azerbajxhanas në qytetin Vardenis të Armenisë Vardenis. Nuk pati raportime për viktima.

Azerbajxhani më herët tha se dy civilë azerbajxhanas ishin vrarë nga bombardimet armene të hënën, pas vdekjes së pesë personave nga e njëjta familje një ditë më parë.

Luftimet janë më të rëndat që janë parë në këtë konflikt që nga viti 2016, ndaj dhe të martën në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë bisedime urgjente për këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco