VIDEO/ Sulmi i ndodhur ndaj ish-selis së Charlie Hebdo ishte hakmarrje për ribotimin e karikaturave të Profetit Muhamed

VIDEO/ Sulmi i ndodhur ndaj ish-selis së Charlie Hebdo ishte hakmarrje për ribotimin e karikaturave të Profetit Muhamed

12:54, 29/09/2020

 

Hetuesit në Paris kanë informacione dhe fakte se sulmi i ndodhur në ndaj disa personave është i nxitur dhe ka prapavijë ekstremiste fetare.

Zaheer Hassan Mehmood personi i dyshuar i sulmit përballë gazetës satirike Charlie Hebdo është arrestuar menjëherë, ai pranojë se sulmin e ka kryes si shenjë hakmarrje për ri-botimin e karikaturave të Profetit Muhammed .

Oficerët e policisë gjatë arrestimin kanë sekuestruar edhe telefonin e tij ku gjendej një video që fliste për sulmin që do të organizonte.

 Zaheer Hassan Mehmood  u shreh në video se “Më lejoni të shpjegoj: këtu, në Francë, u bënë karikaturat e Profetit Muhamed," tha ai në Urdu. "Unë do të bëj (një akt) rezistence sot, 25 shtator."

Babai i Mehmood, Arshad Mehmood, vlerësoi veprimet e dhunshme të djalit të tij.

"Zemra ime është e mbushur me lumturi," i tha ai faqes në internet të lajmeve Naya Pakistan. "Unë mund të sakrifikoj të pesë djemtë e mi për të mbrojtur nderin e Profetit".

Zeheer Hassan Mehmood me sa duket tha se ai ishte udhëhequr shpirtërisht nga Ilyas Qadri, një klerik Sunit dhe themelues i Daëat-e-Islami. Qadri beson se një person që bën blasfemi duhet të trajtohet nga policia por gjithashtu beson se nëse një person tjetër drejtohet për të kryer akte dhune nga emocionet e tyre, ligji nuk duhet të zbatohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco