Tajlandë: Uniformat e reja shkollore thyejnë rregullin dhe sfidojnë traditën shumëvjeçare

Tajlandë: Uniformat e reja shkollore thyejnë rregullin dhe sfidojnë traditën shumëvjeçare

12:38, 29/09/2020

Në Tajlandë rregullat e uniformës së shkollë janë strikte dhe është gati e pamundur ta thyesh atë.

Rregullat janë të mirë përcaktuar që detajojnë edhe ngjyrën e çorapeve, këpucët që duhet veshi për të shkuar në shkollë dhe deri të mënyra se si duhet të presin flokët studentët.

Tajlanda është përfshirë nga një varg protestash pro demokracisë dhe studentët nuk po i pranojnë më këtë rregull arkaik.

 Tin Tunsopon një stilist I ri ka marrë uniformën tipike të fundeve të palosura dhe këmishave të bardha për vajza dhe pantallonave të shkurtra dhe këmishave të bardha për djemtë dhe i ka kthyer në forma dhe stile që të magjepsin nga forma dhe dizajni.

"Duke rikrijuar këto uniforma dhe duke u dhënë atyre dizajne të ndryshme ... njerëzit mund të shohin që ne nuk duhet të jemi më të lidhur me uniformat (tradicionale)", tha Tin 23-vjeçar për Reuters.

Linja e veshjeve etiketuar si 'shkelës rregullash' u lançua në bashkëpunim me markën e brendshme të grave Wacoal në qershor me çmime që varionin nga 100 dollarë deri në fundin e sipërm prej 475 dollarë.

Tin tha se ato janë krijuar për "vajzat e ditëve moderne, të cilat nuk kanë frikë të shprehen dhe lëvizin me besim".

"Uniformat shkëputen nga format tradicionale, megjithëse ende i ngjajnë një uniforme ... Unë dua të mbështes fëmijët të jenë sa më kreativë," tha Tin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco