Taivan, Ministri i Mbrojtjes thotë se nuk ka shenja që Kina po përgatitet për luftë

Taivan, Ministri i Mbrojtjes thotë se nuk ka shenja që Kina po përgatitet për luftë

12:24, 29/09/2020

Taipei - Nuk ka shenja që Kina po përgatitet për luftë të gjithanshme me Tajvanin, shenja si grumbullimi i trupave përgjatë bregdetit të saj lindor, tha të martën shefi i mbrojtjes i Tajvanit, pas stërvitjeve të përsëritura kineze pranë ishullit që Kina e pretendon si të sajën .

Tajvani demokratik i ka denoncuar manovrat e Kinës, përfshirë avionët luftarakë fluturues mbi vijën e ndjeshme të mesit të ngushticës së Tajvanit, si një përpjekje për frikësim.

"Komunistët kinezë i kanë vazhduar aktet e tyre të provokimit kundër Tajvanit, por aktualisht nuk ka asnjë shenjë që tregon se është gati të fillojë një luftë në shkallë të parë," i tha parlamentit Ministri i Mbrojtjes Yen De-fa.

Një shenjë e një sulmi të afërt do të ishte nëse trupat nga pjesët e brendshme të Kinës do të fillonin të grumbulloheshin përgjatë lindjes së saj, por nuk ka indikacione që po ndodhin, shtoi ai.

Vetë forcat e Tajvanit po ruajnë gatishmërinë luftarake në kohë paqeje dhe nuk e kanë rritur statusin e tyre të gatishmërisë, tha Yen. Sidoqoftë ai u zotua për një luftë deri tek njeriu i fundit për të mbrojtur sovranitetin dhe demokracinë e ishullit.

Javën e kaluar, në një paralajmërim të dukshëm për Kinën, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura të Tajvanit kanë të drejtën e vetëmbrojtjes dhe kundërsulmit pas "ngacmimeve dhe kërcënimeve".

Ushtria e Tajvanit është e armatosur mirë dhe e trajnuar mirë, por jo si Kina që vazhdon të shtojë pajisje të reja lufte.

Kryeministri Su Tseng-chang, gjithashtu duke folur në parlament, tha se sulmuesve do t’ju duhet të paguajnë një çmim të rëndë sepse njerëzit e Tajvanit do ta mbronin me këmbëngulje veten dhe tokën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco