Në Rumani në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, ka ndodhur një fenomet i çuditshëm por edhe i veçantë njëkohësisht.
Ion Aliman fitoi 1,057 nga 1,600 votat në komunën Deveselu pavarësisht se kishte vdekur në 17 Shtator në moshën 57 vjeç.
Fletëvotimet u shtypën pak kohë përpara se ai të ndërronte jetë dhe nuk ishte mundësia të shtypeshin të tjera.
Një gazetar vendas shpjegoi për Euroneës se njerëzit e qytetit mendonin shumë për Aliman, kështu që votat ishin si një shfaqje simbolike e mbështetjes, por edhe një mesazh politik për kundërshtarët e tij se ata donin një kryetar bashkie nga e njëjta parti.
Anëtarët e këshillit lokal do të caktojnë një nënkryetar të bashkisë për të zënë vendin e tij derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Nënkryetari aktual i bashkisë Nicolae Dobre, i cili është nga e njëjta Parti Social Demokrate me Aliman, po planifikon të kandidojë për këtë pozitë.
Aliman doli pozitiv për koronavirus në 4 shtator dhe vdiq 13 ditë më vonë në një spital në Bukuresht.
Rreth 19 milion votues të regjistruar zgjodhën zyrtarët lokalë, presidentët e këshillit dhe kryetarët e bashkive.
© SYRI.net