Një grua e cila ishte mbajtur si skllave seksi nga militantë të ISIS ka treguar se si ajo dhe femrat e tjera ishin detyruar të luteshin para se të përdhunoheshin.
Nadia Murad, 26-vjeçare, ishte në mesin e më shumë se 5,000 femrave jazide, të cilat u morën peng nga ISIS.
Ajo ka folur për eksperiencat e saj të tmerrshme në duart e luftëtarëve të ISIS, të cilët e blenë dhe e shitën atë dhe femrat e tjera si skllave.
Duke folur para studentëve në Universitetin e Kajros, ajo raportohet të ketë treguar se militantët e ISIS ‘përdori forcën për t’i detyruar pengjet të luten dhe pastaj të përdhunohen’.
“Ata përdhunonin vajzat në grupe. Ata bënë atë që mendja nuk mund ta imagjinoj’, theksoi ajo.
© SYRI.net