Sekretari amerikan, Mike Pompeu ka ashpërsuar tonet kundër Partisë Komuniste të Kinës duke e cilësuar si fajtoren kryesore të pandemisë së Covid 19.
Në një postim në Tëitter ai i ka akuzuar se autoritete kineze kishin informacion se sa virulent ishte koronavirusi dhe u përpoqën të pengonin çdo rrjedhje të informacionet në lidhje me këtë virus.
Pompeu ka risjellë faktet që shumë gazetarë që raportonin mbi pandeminë e Covid 19 në Ëuhan janë zhdukur prej shumë kohësh dhe janë arrestuar nga policia e fshehtë kineze si ishte edhe rasti gazetarit të zhdukur në janar nga Ëuhani dhe u gjet vetëm para disa ditësh ku mbahej i izoluar.
Kina është fajtore për 200 000 jetë amerikanësh të humbura dhe rreth 1 milion viktima në mbarë botën shkruan ndër të tjera Mike Pompeu.
© SYRI.net