Gjatë kohës që në Greqi ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, në Athinë e Selanik janë zhvilluar protesta të cilat kanë shënuar incidente dhe përplasje me Policinë.
Duke brohoritur “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.
Mediat greke raportojnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.
© SYRI.net