Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet të inaugurojë, sistemin e ri të ndriçimit për Akropolin të mërkurën mbrëma, në një ceremoni që do të ndiqet gjithashtu nga tre homologë evropianë, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Sipas Petsas, prezantimi i sistemit të ri të krijuar nga projektuesja e ndriçimit e vlerësuar me disa çmime, Eleftheria Deko, për të shfaqur kodrën e shenjtë dhe Parthenonin do të përkojë me një vizitë në Greqi të Kancelarit austriak Sebastian Kurtz, Kryeministrit holandez Mark Rutte dhe Kryeministrit danez Mette Frederiksen .
Të tre udhëheqësit do të jenë në Athinë për bisedime me qeverinë greke mbi paktin e ri të emigrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian, tha Petsas, megjithëse marrëdhëniet greko-turke mund të diskutohen pasi vizita vjen një ditë para fillimit të një samiti të Këshillit Evropian mbi çështjen e Turqisë dhe Mesdheut Lindor.
© SYRI.net