Ballkani është perceptuar gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara si faktori më i rëndësishëm që sjell zgjidhje, kur është e nevojshme, përmes përdorimit të forcës.
Fakti është që pa Shtetet e Bashkuara, lufta në Ballkan nuk do të ishte ndalur, megjithëse me këtë janë vonuar shumë, thotë për gazetën beogradase "Danas" Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në përgjigje të pyetjes se sa kanë ndikuar zgjedhjet amerikane në vendet e rajonit .
Mirëpo, shton Biserko, Marrëveshja e Dejtonit, për shembull, siguroi një pqen, por pa garanci në lidhje me funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Sipas saj, në të u bë një gabim sistematik, i cili shpërbleu Republikën Serbe si një trofe gjenocidi.
- Politika amerikane po ndryshon, jo vetëm që po kthehet më shumë drejt Paqësorit, por administrata aktuale është kthyer gjithashtu kundër BE-së.
Dukshëm e krahut të djathtë, ajo mbështet të gjitha qeveritë konservatore dhe lëvizjet e krahut të djathtë në Evropë, dmth euroskeptikët. Trumpi mbështeti BREXIT-in, duke premtuar marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe, e cila tash nuk është në horizont. Politika e jashtme amerikane ka filluar të ndryshojë që nga presidenti Bush, përmes Obamës, për të marrë tani një kthesë radikale që jo vetëm dëmton reputacionin e Amerikës, por edhe interesat e saj.
Nëse Biden fiton, sigurisht që do të ketë një qëndrim të ndryshëm si ndaj BE-së ashtu edhe ndaj Ballkanit. Biden është shumë mirë i njohur me situatën në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë, Kosovë, por edhe në Mal të Zi. Nuk është e çuditshme që qeveria në Serbi pra e mbështet Trump - thotë Biserko.
Ballkani është ende një pjesë e Evropës, thekson ajo, duke theksuar se BE-ja duhet të jetë gjithashtu përgjegjëse për integrimin e saj në familjen Evropiane.
Mirëpo, sipas saj, ajo ka hequr dorë nga strategjia e saj e zgjerimit për shkak të një lloj tranzicioni brenda BE-së. Deri meTrumpin, kishte një bashkëpunim shumë të ngushtë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, para së gjithash në integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit. Biden sigurisht do të vazhdojë me politikën e mbështetjes së integrimit të Ballkanit në BE, thotë ajo
© SYRI.net