Erdogani i bën thirrje popullit armen që ta rrëzojnë qeverinë e tyre: Po iu çojnë në katastrofë

Erdogani i bën thirrje popullit armen që ta rrëzojnë qeverinë e tyre: Po iu çojnë në katastrofë

11:15, 28/09/2020

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të dielën i bëri thirrje popullit armen që ta marrë të ardhmen e vet në dorë duke dalë kundër, siç tha ai, udhëheqësisë që po i çon në katastrofë, pas përleshjes së armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Përderisa i bëj thirrje popullit armen ta marrë në duar të ardhmen e vet kundër udhëheqësisë që po i çon në katastrofë dhe që po i përdorin si kukulla, ne gjithashtu i bëjmë thirrje botës që të qëndrojnë me Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë”, shkroi Erdogani në Twitter.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë ta rrisë solidaritetin me Azerbajxhanin, shkruan Reuters.


Armenia të dielën e shpalli gjendjen e luftës dhe e mobilizoi popullsinë e gjinisë mashkullore pas përleshjeve vdekjeprurëse me vendin fqinj.

Turqia i dënoi veprimet e Armenisë, duke i cilësuar ato si provokime kundër Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë një konflikt të pazgjidhur rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por që është nën kontrollin e armenëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco