Për shkak të pandemisë samiti tjetër i G20 është planikuar për në nëntor përmes videokonferencës në Arabiën Saudite.
Kjo u njoftua sot nga Riadi.
Që nga marsi të gjitha takimet e G20 kanë qënë viertuale.
"Samiti i Liderëve të G20 2020 do të mbahet praktikisht nga 21-22 nëntor dhe do të kryesohet nga Madhëria e Tij Salman bin Abdul Aziz Al-Saud," tha mbretëria në një deklaratë.
Samiti "do të përqëndrohet në mbrojtjen e jetës " duke pasur parasysh se qëllimi ishte të adresonte "dobësitë e zbuluara gjatë pandemisë dhe të vendoste bazat për një të ardhme më të mirë".
Përpara samitit, Arabia Saudite po përpiqet të përmirësojë imazhin e saj, të mjegulluar nga akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë nxitur shtetet e G20 të bëjnë presion në Riad, ndërsa shtypja kundër aktivistëve dhe disidentëve në mbretëri rritet.
Vrasja e Jamal Khashoggi në 2 tetor 2018, në konsullatën Saudite në Stamboll, njollosi reputacionin e mbretërisë dhe të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, i akuzuar nga Turqia dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut se qëndronin pas vrasjes së këtij gazetari i cili ai ishte afër regjimit të Riadit para se të bëhej kritik.
© SYRI.net