Një zyrtar i lartë i Vatikanit, kardinali Giovanni Angelo Becciu ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur nga detyra.
Sipas BBC, ai ka punuar si zyrtari i dytë më i lartë në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit.
BBC raporton se Becciu ishte përfshirë në një marrëveshje kontroversiale për të blerë një godinë luksoze në Londër me fondet e kishës.
Godina do shërbente si investim, por marrëveshja është bërë subjekt i një hetimi financiar.
Ai ka mohuar çdo shkelje. Godina do blihej nga fonde dhe kompani offshore.
Policia e Vatikanit kreu një bastisje në Sekretariat vitin e shkuar, kurse pesë anëtarë stafi u pezulluan.
© SYRI.net